Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Ukraina kreu 45 sulme me mjete ajrore pa pilot (dronë) në territorin e Rusisë, prej të cilave 11 ishin në rajonin e Moskës.

Në një deklaratë nga ministria lidhur me sulmin thuhet se "Natën që kaluam, regjimi i Kievit tentoi të kryejë sulm terrorist me dronë ndaj objektivave në territorin e Federatës Ruse".

Në deklaratë thuhet se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan gjithsej 45 dronë të tipit avion, prej të cilave 11 u rrëzuan në rajonin e Moskës ndërsa 23 në rajonin Bryansk, 6 në rajonin Belgorod, 3 në rajonin Kaluga dhe 2 në rajonin e Kurskut./aa