Misiri prej më shumë se 6 vitesh i ka kthyer sytë nga bujqësia.

Ai drejton Shoqërinë e Bashkëpunimit Bujqësor “Grames”.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se me mbështetjen e programit IPARD II dhe qeverisë shqiptare, Misiri ka mundur të ndërtojë një serrë prej 2.5 ha, me standarde evropiane, ku kultivimi bëhet me karta teknologjike dhe aplikohet mbrojtja biologjike duke shmangur përdorimin e pesticideve.

Aktualisht kjo sipërfaqe është mbjellë me spec trekolor dhe i gjithë produkti është i kontraktuar për në Spanjë.

Pas përfundimit të vjeljes së specit, serra do të shfrytëzohet për kultivimin e lakrës, e cila do të eksportohet jashtë.

Përmes fondeve të programit IPARD janë realizuar 73 investime në serra, të vendosura në zona ku bujqësia po zhvillohet në mënyrë intensive si Lushnja, Divjaka, Berati, Fieri e të tjera.

“Kemi kaluar nga 1000 ha serra në 2200 ha serra në harkun kohor të 7 viteve”, informoi ministrja./ata