Në ditët e fundit të gushtit tragetet që nisen nga Durrësi drejt Barit dhe Ankonës, po transportojnë një numër në rritje të udhëtarëve vendas dhe të huaj.
Me përfundimin e pushimeve verore qytetarët që jetojnë dhe punojnë në vendet e Evropës po udhëtojnë në dy qytetet-port të Italisë.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “tashmë fluksi i udhëtarëve është i përqendruar në dalje. Tragetet vijojnë të operojnë me lundrime të dyfshuara nga Durrësi drejt Barit dhe Ankonës dhe anasjelltas”.
APD ka marrë të gjitha masat për përpunimin pa vonesa dhe krijimin e lehtësive të nevojshme për udhëtarët.
Vetëm në gjysmën e parë gushtit 120 810 pasagjerë kanë udhëtuar nga/drejt portit të Durrësit./ata