Shkolla e Mesme e Bashkuar “Haxhi Lata” në fshatin Suç, bashkia Klos do të rihapë dyert në shtator me kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit.

E dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, kjo shkollë iu nënshtrua rikonstruksionit total me investimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga shkolla e re, e cila do të jetë gati në shtator për të pritur me kushtet më të mira 180 nxënës dhe mësues të kësaj zone.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 e dëmtoi shkollën “Haxhi Lata” në fshatin Suç të bashkisë Klos. Një inspektim nga autoritetet e cilësoi godinën si të rrezikshme, ndaj shkolla u mbyll për t’iu nënshtruar rikonstruksionit total.

Aktualisht shkolla është rindërtuar me standardet më të mira, duke ofruar ambiente bashkëkohore për mësimdhënie./ata