Performanca e inovacionit të Bashkimit Europian është rritur me 10% që nga viti 2017 dhe me 0.5% që nga viti i kaluar, sipas raportit vjetor 2024 të Tabelës Europiane të Inovacionit* (EIS).

Shumica e shteteve anëtare të BE-së kanë përmirësuar performancën e tyre të inovacionit, megjithëse rritja ndryshon në mënyrë të konsiderueshme midis vendeve. Pesëmbëdhjetë shtete anëtare kanë përmirësuar performancën e tyre gjatë vitit të kaluar, ndërsa 11 kanë pësuar regres dhe një ka mbetur i qëndrueshëm, sipas Komisionit Europian.

Sipas raportit, Shqipëria renditet ndër të fundit në Europë, në vendin e 35 në Europë, duke lënë pas vetëm Rumaninë, Bosnjë-Hercegovinën, Ukrainën dhe Moldavinë.

Indeksi i inovacionit i Shqipërisë – i përpiluar nga 12 indikatorë është 46.

Shqipëria vlerësohet si “novatore në zhvillimi” me performancë në 41.8% të mesatares së BE-së 2024 (110). Performanca është edhe nën mesataren e “Emerging Innovator” (48%).

Edhe vendet e rajonit renditen në të njëjtën kategori, port ë vlerësuar më pikë më të larta në disa nga indikatorët.

Shqipëria përformon më mirë mbi mesataren e BE-së, me 171.9% në indikatorin “Teknologjitë e lidhura me mjedisin”. Ndërsa pothuajse në gjithë indikatorët e tjerë nuk arrijmë as gjysmën e mesatares së BË-së.

Performanca e Shqipërisë në indikatorët e tjerë:

Burimet njerëzore me 59.3%, një ndryshim 4.7% nga raporti i 2023. Këtu përfshihen të diplomuarit e rinj të doktoraturës, popullsia me arsim të lartë dhe të nxënit gjatë gjithë jetës.

Sisteme kërkimore tërheqëse 36.1%, përkeqësim prej 1.8%. Bashkëpublikime shkencore ndërkombëtare, publikimet shkencore dhe doktorantët e huaj përfshihen në këtë indikator.

Dixhitalizimi 14.2%, përmirësim me 8.5% nga një vit më parë. Këtu përfshihen element si shtrirja e brezit të gjerë dhe aftësitë dixhitale bazë të individëve.

Financa dhe mbështetje nuk ka të dhëna, nuk aplikohet

Investimet e firmave 12.7%, nuk ka ndryshime nga 2017 (shpenzimet në sektorin e biznesit, si dhe shpenzimet për inovacion për persona të punësuar)

Përdorimi i teknologjive të informacionit 45.6%, e pa ndryshuar nga 2017. Në këtë indikator përfshihen element të tillë, si ndërmarrjet që ofrojnë trajnime për TIK dhe të punësuar specialistë të TIK-ut.

Inovatorët 75.3%, vlerë e pa ndryshuar nga 2023 (SME-të që prezantojnë produkte inovative; NVM-të që prezantojnë inovacione të procesit të biznesit)

Ndërlidhja 40.1%, përmirësim me 0.3% nga 2023. (NVM-të inovative që bashkëpunojnë me të tjerët; Bashkëpublikim publik-privat etj)

Pasuria intelektuale 5.9%, Rënie prej 4.7% nga 2023. (Aplikimet për patentë PCT, për markat tregtare etj)

Ndikimet në punësim 38%, rënie 2.4% nga 2023. Punësimi në aktivitete me njohuri intensive, punësimi në ndërmarrjet inovative

Ndikimet e shitjeve 47,5%, 1,6% më pak se mesatarja e një viti më parë. (Eksportet e produkteve të teknologjisë së mesme dhe të lartë; Eksportet e shërbimeve me njohuri intensive; Shitjet e inovacioneve të reja në treg dhe të reja për firma).

Teknologjitë e lidhura me mjedisin 171.9%, një rritje prej 8% nga raporti i parafundit./ Monitor