Shqipëria dhe Franca nënshkruan sot dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, kulturës dhe inovacionit.

Marrëveshjet u nënshkrua në Francë, nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidentit Macron u nënshkruan marrëveshje ndërqeveritare bashkëpunimi mes vendeve, përkatësisht:

– Marrëveshje Ndërqeveritare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Francës mbi Kontributin në Zbatimin e Projekteve Prioritare në Shqipëri. Marrëveshja u nënshkrua nga nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe ministri i Deleguar për Europën, Jean-Noël.

– Marrëveshje e Huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Një Hua për Politikat Publike për të mbështetur Aftësinë Përtëritëse dhe Zhvillimin  e Gjelbër të Shqipërisë”. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe zv/drejtorja e përgjithshme e Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD), znj. Marie-Hélene Loison./ata