Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron u prit sot nga Kryeministri Edi Rama në Kryeministri ndërsa nisi vizitën zyrtare në vendin tonë.

Rama përcolli pamje nga pritja ndërsa e cilësoi Cameron mik të çmuar.

“Kënaqësi të mirëpres Lord David Cameron, Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonëealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, një mik i çmuar i Ballkanit Perëndimor dhe posaçërisht Shqiptarisë”, u shpreh Kryeministri Rama.

Më pas, Cameron do të takojë Presidentin Begaj dhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Tirana sot ka veshur me ngjyrat e flamurit të Britanisë së Madhe ndërsa tek godina e korpusit të Universitetit të Tiranës është vendosur portreti i tij me mbishkrimin që i uron mirëseardhjen.

Ambasada britanike në Tiranë njoftoi se “Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit”./ata