Ushtria izraelite arrestoi 25 palestinezë të tjerë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në deklaratën e përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se ushtarët izraelitë vazhduan bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Raportohet se në 24 orët e fundit ushtria izraelite ka arrestuar 25 palestinezë, përfshirë persona të liruar nga burgimi, 2 gra dhe një fëmijë, në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli nisi sulmet e tij në Gaza, u rrit në 10.200.

Që nga 7 tetori, kur Izraeli filloi sulmin e tij në Rripin e Gazës, ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Që nga 7 tetori, 640 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite dhe izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./aa