Disa persona që parakaluan në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Sarajevë i cili këtë vit po mbahet për të 30-n herë në Bosnjë e Hercegovinë, mbajtën flamurin e Palestinës.
Disa persona që parakaluan në tapetin e kuq në kuadër të Festivalit që po vazhdon në Teatrin Kombëtar të Sarajevës mbështetën Palestinën dhe protestuan kundër sulmeve të Izraelit ndaj Palestinës.
Përderisa disa mbajtën flamur palestinez, disa kishin veshur rroba me ngjyrat e flamurit palestinez.
Disa artistë që ecën në tapetin e kuq për shfaqjen e filmave kishin veshur edhe veshjen tradicionale palestineze, 'keffiyeh'.
Më shumë se 250 filma nga dhjetëra vende shfaqen këtë vit në festivalin, i cili filloi të organizohet me qëllim që njerëzit të harrojnë dhimbjen e luftës që ndodhi në Bosnjë e Hercegovinë në vitet 1992-1995 dhe të bëjë kryeqytetin, Sarajevën, një nga qendrat ku diskutohet sërish për kulturën dhe artin.
Festivali do të përfundojë më 23 gusht./aa