Të paktën 13 palestinezë, përfshirë fëmijë dhe gra, kanë humbur jetën në sulmet brenda disa orëve të Izraelit drejt disa zonave të qyteti Khan Yunus në jug të Rripit të Gazë.
Sipas njoftimit të Spitalit Nasser në Khan Yunis, 13 persona që humbën jetën në sulme si dhe shumë të plagosur janë sjellë në spital.
Shtatë palestinezë, duke përfshirë dy fëmijë dhe pesë gra, humbën jetën në bombardimet izraelite që shënjestruan tendat e personave të zhvendosur në lindje të Khan Yunisit.
Gjithashtu, gjashtë palestinezë vdiqën në sulme të tjera të kryera nga Izraeli në pjesët lindore të qytetit, ku ndodhen shtëpitë e palestinezëve.
Numri i të vrarëve në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori ka arritur në 40.223, prej të cilëve 16.480 fëmijë, ndërsa numri i të plagosurve në 92.981.
Ende ka njerëz të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk mund të arrijnë tek trupat për shkak të pengesës së forcave izraelite./aa