Lezha nuk njihet vetëm për plazhet por dhe për pasurinë e madhe historike dhe kulturore. Kryesisht vizitat nisin në memorialin e heroit kombëtar në qendër të qytetit e më pas duke eksploruar kalanë mesjetare dhe muzeun etnografik. Mes tyre, memoriali i Gjergj Kastriotit është më i vizituari, ku numërohen rreth 15 mijë turistë në 7 muajt e parë të këtij viti.

Përpos shqiptareve të Kosoves, interes për memorialin e Skëndërbeut kanë patur dhe shumë turistë të huaj, ku numrin më të lartë të tyre e zënë holandezët.

“Këtë vit ka më pak shqiptarë dhe më shumë të huaj, janë kryesisht nga Holanda. Numri i të huajve është më i madh se i vendasve. Theksoj se vjet kemi pasur 18 mijë vizitore gjithë vitin, ndërsa tani për 7 muajt e parë te vitit janë 15 mijë vizitorë”, tha Paulin Zefi pergjegjes i trashegimise.

Bashkëpunimi me agjensitë turistike dhe promovimi që i po i bëhet në vazhdimësi Lezhës, duket se ka ndikuar në këtë bum turistik gjatë këtij viti./Shqiptarja