Projekti i studios së arkitektit amerikan Steven Hall u shpall fitues i konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e “Expo Albania”, ku garuan 5 skuadra me prestigj në botën e arkitekturës bashkëkohore.

5 skuadrat finaliste u përzgjodhën mes afro 60 konkurrentësh nga e gjithë bota, ndërkohë që juria ndërkombëtare shpalli sot fitues projektin e studios së arkitektit amerikan, Steven Hall.

“Këto projekte kanë një dimension kulturor, janë projektet më të mira në portofolin tonë. Të gjithë jemi shumë të lumtur të bashkëpunojmë”, u shpreh arkitekti i studios fituese.

Më herët, kryeministrin Edi Rama nënvizoi rëndësinë e projekteve të paraqitura për një qendër shumëfunksionale të domosdoshme në këtë fazë të re zhvillimi të Shqipërisë, si një destinacion për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme, duke krijuar një ofertë të re për Shqipërinë 2030.

Qendra pritet t’i ofrojë Tiranës një infrastrukturë moderne ekspozimi, deri më sot e munguar, duke i dhënë mundësinë kryeqytetit të jetë një lider në rajon edhe në aspektin e evenimenteve ndërkombëtare të industrisë, organizimit të panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme.

Në një garë dinjitoze projektesh në fazën finale konkurruan dy studio të famshme të arkitektëve amerikanë Steven Hall dhe Jeanne Gang, studioja gjermane Kuehn Malvezzi, skuadra belge e Office KGDV dhe studioja e mirënjohur italiane edhe në Shqipëri e Stefano Boerit./ata