Partia e Lirisë dhe PD e Demokratëve Euroatlantik e Lulzim Bashës janë shprehur kundër importiti të mbetjeve në Shqipëri.
Në një deklaratë për media, nënkryetarja e PL-se, Erisa Xhixho është shprehur se ligji për të legalizuar biznesin e plehrave duhet që të ndalohet.
Ajo tha se ligji i ri për menaxhimin e mbetjeve nuk sjell asgjë të re.
“Ligji për të legalizuar biznesin e plehrave duhet ndaluar me çdo mjet! Shqipëria nuk do të kthehet në koshin e mbetjeve të qeverisë, që ka prioritet plehrat. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hedhur për konsultim publik ligjin e ri për importin e mbetjeve. Ky ligj që duket qartë se është i porositur, si shumë ligje të tjera që qeveria i ka qepur si kostum për klientët e saj dhe ka nxituar t’i kalojë me shpejtësi, duke injoruar kundërshtimet e opozitës dhe shoqërisë civile. Ligji i ri për menaxhimin e mbetjeve ka qëllim të vetëm të qeverisë Rama: biznesin me plehrat”, tha ajo.
Ndërkohë, edhe zëdhënësja e PD e Demokratëve Euroatlantikë, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat ka reaguar për projektiligjin e qeverisë për që lejon importin e mbetjeve në Shqipëri.
Karabina sasia e mbetjeve tona të grumbulluara nga mosfuksionimi i incerenatorëve i ka tejkaluar kapacitetet e landfillit.
“Impiantet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, pavarësisht se kanë harxhuar miliona euro dhe vazhdojnë duke e rritur koston financiare, tashmë janë kthyer në rrezik të madh mjedisor duke ndikuar drejtëperdrejtë në shëndetin dhe jetën e qyetarëve. Projektligji, i cili synon të zëvendësojë ligjin aktual për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, i jep të drejtën Këshillit të Ministrave që të përcaktojë se cilat lloje të mbetjeve do të importohen nga jashtë, ndërkohë që sasia e mbetjeve tona të grumbulluara nga mosfuksionimi i incerenatorëve i ka tejkaluar kapacitetet e landfillit, duke rënduar dhe shtuar rreziqet e ndotjes”, tha ajo./Shqiptarja