Shtatë persona kanë humbur jetën nga një zjarr që ka shpërthyer në një hotel në Bucheon të Koresë së Jugut.

Në një deklaratë zyrtare mbi zjarrin në katin e 8-të të hotelit 9-katësh në qytetin Bucheon, në perëndim të kryeqytetit Seul, autoritetet thanë se 12 persona janë lënduar dhe sqaruan se flakët janë rritur për shkak të mungesës së spërkatësve kundër zjarrit.

Lee Sang-don, një nga zyrtarët e shërbimit zjarrfikës, vuri në dukje se hoteli ishte ndërtuar në vitin 2003 dhe sistemi spërkatës për shuarjen e zjarrit nuk ishte i detyrueshëm në atë kohë. "Kur mbërritëm në vendin e ngjarjes, katet ishin mbushur tashmë me tym", tha ai.

Lee shpjegoi se personi që qëndronte në dhomën ku filloi zjarri ndërroi dhomën e tij për shkak të një ankese për "erë djegieje" dhe për këtë arsye dhoma ishte bosh kur shpërtheu zjarri.

Zyrtari i zjarrfikësve Cho Seon-ho deklaroi se pesë persona humbën jetën për shkak të tymit dhe dy persona vdiqën duke u hedhur nga kati i 8-të.

Cho deklaroi se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një "problem elektrik" dhe se hetimet po vazhdojnë./aa