Kryeministri Edi Rama priti sot në takim Të ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn.
Ambasada e SHBA në Tiranë njoftoi sot se në takim u theksua miqësia dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë.
VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin.
“Sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin”, njofton Ambasada amerikane./ata