Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën 7-mujore 2024 u realizuan në masën 23.3 miliardë lekë.

Sipas raportit të publikuar mbi treguesit fiskalë nga Ministria e Financave, të ardhurat nga ky zë rezultuan 2.5 miliardë lekë ose 11.9% më shumë se 7-mujori 2023.

Po ashtu ato ishin dhe 80 milionë lekë ose 0.3% më shumë se plani për 7-mujorin 2024.

Të ardhurat nga taksa nacionale programohen në nivelin 44.2 miliardë lekë për vitin 2024.

Parashikimet për këtë taksë për vitin 2024 janë 8% ose 3.3 miliardë lekë më shumë se i pritshmi 2023, efekte që pritet të vijnë nga rritja ekonomike në tërësi, taksat e reja të licencimit të lojërave të fatit, rritja e konsumit të karburanteve që gjeneron taksat e qarkullimit dhe karbonit etj./ata