Shumë palestinezë janë vrarë dhe janë plagosur si rezultat i sulmeve ajrore izraelite në dy shtëpi në Rripin e bllokuar të Gazës.

Sipas informacioneve nga burime shëndetësore, shumë palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e bombardimit izraelit në një shtëpi në rrugën Al-Shuheda në perëndim të qytetit të Gazës.

Gjithashtu edhe shtëpia që i përkiste familjes Abu Rida në qytezën Abasan al-Kabira, në lindje të qytetit Khan Yunis në jug të Gazës, u shënjestrua nga avionët izraelitë.

Ende nuk është bërë një deklaratë e qartë për numrin e të vdekurve dhe të plagosurve në dy pikat e sulmuara.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 40.405 palestinezë, përfshirë të paktën 16.480 fëmijë dhe 10.980 gra ndërsa 93.468 persona u plagosën.

Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke sulmuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar./aa