Në të gjithë Ukrainën kanë filluar të bien sirenat paralajmëruese kundër sulmeve ajrore për shkak të ngritjes në ajër të bombarduesve rusë të tipit Tu-95.
Në deklaratën me shkrim në kanalin Telegram të Administratës Ushtarake të qytetit të Kievit thuhet se sirenat po bien në të gjithë vendin për shkak të kërcënimit të lëshimit të raketës lundruese nga avioni luftarak i ushtrisë ruse i tipit Tu-95.
Në kanale të ndryshme Telegram në Ukrainë, për qytetarët që jetojnë në rajonet Kharkiv, Mykolaiv, Dnipro dhe Vinnytsia janë bërë thirrje që të shkojnë në strehimore.
Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkivit, Oleh Syniehubov, në një postim nga llogaria e tij në median sociale, njoftoi se ushtria ruse ka kryer sulm ndaj Kharkivit.
Ndërkohë edhe mediat ukrainase raportuan se në disa rajone të vendit janë dëgjuar shpërthime./aa