Në qershor bankat kanë financuar bizneset dhe individët në vlerën e 795.6 miliardë lekëve.

Sipas Bankës së Shqipërisë, krahasuar me një vit më parë huaja e dhënë këtë vit është   rritur me 1.6% krahasuar me qershor 2023 dhe 11.5% krahasuar me bazë vjetore.

BSH-ja bën të ditur se, në fund të vitit të kaluar kredia në segmentin e biznesit përbënte 63.1% të portofolit të kredisë së sektorit bankar.

Megjithatë, pesha e portofolit të biznesit ka pësuar rënie krahasuar me nivelin prej 64.5% që përbënte në fund të vitit 2023.

Veçanërisht kredia për blerjen e banesave është rritur me ritme të larta dhe kjo ka bërë që pesha specifike e portofolit të individëve të zgjerohet.

BSH-ja vëren se, kredia për blerje banesash apo për konsum kanë shfaqur përmirësim të normave me një rritje vjetore prej 15%, ose rreth 4 % më shumë se ajo e vërejtur në gjashtëmujorin e fundit të vitit./ata