Bashkimi Evropian (BE) do të japë mbi 1 miliard euro ndihmë për 5 vendet anëtare të goditura nga përmbytjet e vitit të kaluar.

Komisioni Evropian njoftoi propozimin që parasheh ofrimin e mbështetjes financiare nga Fondi i Solidaritetit të BE-së për Italinë, Slloveninë, Austrinë, Greqinë dhe Francën, të cilat përjetuan përmbytje të rënda në vitin 2023.

Me pakon e ndihmës rajonit italian Emilia-Romagna do t'i ndahen 378,8 milionë euro, rajonit të Toskanës 67,8 milionë euro, Sllovenisë 428,4 milionë euro, Austrisë 5,2 milionë euro, Greqisë 101,5 milionë euro dhe Francës 46,7 milionë euro.

Në deklaratë thuhet se mbështetja do të mbulojë disa nga kostot e operacioneve emergjente dhe të shpëtimit, përfshirë riparimin e infrastrukturës së dëmtuar, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe kryerjen e operacioneve të pastrimit ndërsa ndihma do të jepet pas miratimit nga Këshilli i BE-së dhe Parlamentit Evropian./aa