E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn zhvilloi një takim me ministrin e Financave, Petrit Malaj.
Ambasada e SHBA në Tiranë bëri të ditur se gjatë takimit VanHorn e uroi ministrin për detyrën e re dhe diskutoi me të bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë angazhimet e Shqipërisë si Aleate në NATO dhe përmirësimet e klimës së biznesit për tërheqjen e investimeve të huaja.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin rrugën e Shqipërisë drejt prosperitetit ekonomik dhe integrimit në BE”, theksoi Ambasada e SHBA-së./ata