Kryeministri Edi Rama në podcast-in e sotëm kishte të ftuar kryetarin e sapozgjedhur të bashkisë së Shkodrës, Benet Becin dhe fituesin e “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejllin.

Gjatë podcast-it, Rama “kërcënoi” Benet Becin duke i thënë se nëse nuk pastron plehrat nga qyteti, do e fusë në kazan.

Sakaq tha se ka zëvendësuesin gati, në rast se ai zgjedh të mos jetojë në Shkodër.

“Po nuk bërë dhe plehrat do vij dhe do të fus në kazan. Benet kam një pyetje serioze; Ti je bërë kryetar bashkie në Shkodër, unë shpresoj që të jetosh në Shkodër dhe nuk do jesh si disa kryetarë bashkie që nuk jetojnë atje. Unë nga kryetari i bashkisë, kur bëhet fjalë për projekte të mëdha dua vetëm të mos më pengojë.

Në rrugët e brendshme duhet bashkëpunim. Po nuk erdha të pi një kafe në shtëpinë tënde në Shkodër  dhe po nuk pashë që në TIMS-in e regjimit, po nuk pashë që të premten në darke të nisesh në Tiranë dhe të dielën në darkë të ktheheshe në Shkodër, e kemi shumë të qartë. Sepse kam folur me Ermalin e Vlorës, i cili është një djalë punëtor. Duke folur më tha ‘shef çfarë pret nga unë? Të rrish pa gjumë i thashë. Pres që të rrish në Shkodër. Unë një zëvendësues e kam gati”, i tha Rama-Becit, duke nënkuptuar Luiz Ejllin.