Në kompleksin portual Durrës-Porto Romano në periudhën janar-korrik janë përpunuar 4.2 milionë tonë mallra, ose 15 % më shumë se e njëjta periudhë e 2023.
Që prej muajit janar përpunimi i mallrave ka njohur rritje, duke u reflektuar muaj pas muaji, ku 614,589.944 tonë janë përpunuar vetëm gjatë muajit korrik 2024.
Referuar të dhënave zyrtare, vëllimet tregtare në rrugë detare në Komplesin Portual Durrës-Porto Romano gjatë tremujorit 2024, janë rritur me 7 % dhe 26 % në të dyja portet, përkatësisht në Portin aktual në Durrës janë përpunuar 2.2 milionë tonë mallra dhe në atë të Porto Romanos rreth 2 milionë tonë.
Importet në periudhën janar-korrik 2024 arritën në 3.4 milionë tonë, ose me rritje 10 % krahasuar me një vit më parë. Eksportet e ngarkuara arritën rreth 800 mijë tonë, një rritje po ashtu prej 17 %./ata