Në qytetin e Shkodrës ka nisur puna për rigjenerimin e fasadave të pallateve.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një foto që tregon transformimin real të pallateve ekzistuese nga zbatimi i këtij projekti.
“Shkodra dita dhe nata”, shkruan Rama krahas fotos nga qyteti verior.
Projekti, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka si qëllim rigjenerimin e fasadave duke përdorur sistemin kapot (termoizolim), për rritjen e eficiencës energjetike dhe rritjen e qëndrueshmërisë së objekteve për një periudhë më afatgjatë.
Bashkia e Shkodrës po kryen një sërë investimesh si rikonstruksioni i rrugëve në lagjet e qytetit, rikonstruksioni i fasadave të pallateve dhe ndriçimi LED i rrugëve./ata