Bylisi ka marrë fitoren e parë në Superiore, duke mposhtur në shtëpi Dinamon me rezultatin 1-0.


Sfida nisi me shumë raste nga të dyja skuadrat, teksa rrjetën për herë të parë e tundën blutë me anë Gudiabis në minutën e 37’, por që u anulua për një pozicion të parregullt nga VAR.

Në minutën e 81’ ishte Qardaku që gjeti rrjetën, por sërish VAR e anuloi, kësaj radhe për një prekje të topit me dorë. Shansi i artë për blutë e kryeqytetit ishte pikërisht në minutat e fundit, ku Dejvi Bregu nuk arriti dot të gjente rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë.

Nga një portë në tjetrën, kur në minutën e fundit të takimit, ballshiotët shtangën skuadrën e Mehmetit, duke shënuar golin e fitores me anë të Brunos në minutën e 101’.

Kështu Bylis shkon në kuotën e tre pikëve, ndërsa Dinamo vazhdon të jetë në fund si e vetmja skuadër me 0 pikë./Tema