George Wilhelm Friedrich Hegel, ishte i biri i një nëpunësi të thjeshtë të financave mbretërore. Liceun e mbaroi me 1788 dhe u anëtarësua në seminarin e Tubingenit ku studioi në degët filozofi dhe teologji.

Ai ndante dhomën e konviktit me Fridrih Holderlin(1770-1834) dhe Fridrih von Shelingun (1775-1854). Hegeli e dha provimin perfundimtar më 1793 dhe më pas dha mësime private në Berne deri më 1797. Nga ky vit e deri me 1800, ai dha leksione private ne Frankfurt-mbi-majn. Vdekja e babait i bëri të mundur të shtinte në dorë një trashëgimi te mjaftueshme për tu vendosur në Jene. Atje, më 1801, mbrojti tezën e tij. E nisi si mësues privat, por më 1805 të gjithë e njihnin si profesori i jashtezakonshëm i filozofisë. Për dy vjet, Hegeli përfundoi veprën e tij të njohur “Phanomenologie des Geistes” (Fenomenologjia e Shpirtit).

Pak para se kjo vepër të shihte dritën e botimit më 1807, Hegeli mori drejtimin e gazetës së Bambergut “Bamberger Zeitung”. Ai mbajti nga viti 1808 deri me 1816, ai mbajti postin e rektorit te liceut artistik te Nurembergut. Rreth kesaj periudhe daton edhe vepra e tij e dytë “Wissenschaft der Logik” (Shkenca e Logjikes). Hegeli u martua me 1811 me Mari von Tuher e cila do te bëhej nëna e dy fëmijëve të tij. Vepra e radhës mbante titullin “Enzyklopadie der philosophien Wissenschaften Grundrissen” (Enciklopedia e shkurtuar e Shkencave Filozofike) dhe nën titull shkruhej “Profesori i universitetit te Haidelbergut G.W.F. Hegel”. Dy botime më të plota pasuan në vitet 1827 dhe 1830. Krahas karrierës didaktike, në këtë periudhe, Hegeli botoi (në bashkëpunim me një revistë) studimin e tij “Heidelberger Jahrbucher” (Analet e Haidelbergut). Me 1818, ai u fut si profesor ne Universitetin e Berlinit ku zëvendësoi Fihten. Leksionet e tij u benë menjeherë te famshme. Nder degët qe jepte Hegeli rreshtohen:

Logjika
Historia
E Drejta dhe Feja
Antropologjia
Psikologjia
Filozofia e Natyrës
Filozofia e Artit
Historia e Filozofisë
Historia Botërore
Shkolla e krijuar rreth tij do të ushtronte një ndikim të madh në opinionin publik dhe qarqet intelektuale në vitet 1820. Një organ i shpërndarjes së mendimit Hegelian ishte dhe “Jahrbucher fur wissenschaftliche Kritik” (Analet e Kritikes Shkencore)qe do të botohej për herë të parë me 1827. Megjithate, ajo që mbahet si vepra më e rëndësishme e Hegelit qe botuar para 6 vitesh dhe titullohej “Grundlinien der Philosphie des Rechts” (Parime të Filozofisë të së Drejtës). Ky ishte një traktat filozofik-politik mbi teorinë e shtetit. Njekohësisht, ishte i pari dhe i vetmi cikël konferencash berlineze të botuara nën kujdesin e vetë Hegelit. Ai i vizitonte rregullisht qendrat më të mëdha intelektuale te Europës. Me 1830, mori postin e rektorit të Universitetit të Berlinit. Gjithesesi, ai nuk e mbajti këtë post gjatë. Më 14 nentor 1831, Hegeli ndërroi jetë. Ai u varros pranë Fihtes në varrezën protestante të kishës së Berlinit. Shumë nga mendimet dhe parimet që u botuan me vonë në “Vepren e Plotë te G.W.F. Hegel” ishin në të vërtetë leksione që u botuan nga studentët pasi Hegeli nuk i la të shkruara.

Filozofia e Hegelit
Merita kryesore filozofike e Hegelit është krijimi i nje sistemi tërësisht të ri dhe të thjeshtë të mendimit filozofik. Ai e konkretizonte : “…unë them nje pohim. Ky pohim quhet ndryshe edhe tezë. Bashkëbiseduesi im më kundërshton dhe ky kundërshtim interpretohet si antitezë. Nëse ne ulemi dhe nxjerrim një përfundim të përbashkët me konsensus, ajo që del quhet sintezë e dy mendimeve të mëparshme…” Sot ne e shohim se sa i dobishëm është ky parim, pasi vetëm kompromisi nuk e bllokon ecurinë e gjërave dhe nxjerr në pah më të mirën e të dyja palëve. Duhet pasur parasysh se në kohën e Hegelit, ekzistonte një rivalitet i madh mes empiristëve dhe racionalistëve. Edhe pse gjeografikisht, Hegeli gjendej në gjirin e racionalistëve, ai nuk u fut as në kampin e tyre, as në atë të moralistëve. Shumica mund ta quajnë Hegelin një pozitivist të bazuar te historia.


Veprat më të njohura
Phanomenologgie des Geistes (Fenomenologjia e Shpirtit) – 1807
Wissenschaft der Logik (Shkenca e Logjikes) – 1808-16
Heidelberger Jahrbucher (Analet e Haidelbergut) – 1818
Enzyklopadie der phiosophien Wissenschaften Grundwissen (Enciklopedia e shkurtuar e Shkencave Filozofike) – Botimi I me 1821, botimi II me 1827, botimi III me 1830.
Grundlinien der Philosophie des Rechts (Parime te Fiolozofise te se Drejtes) – 1821
Jahrbucher der wissenschaftliche Kritik (Analet e Kritikes Shkencore) – 1827
Veprat e plota – pas vdekjes

/Tema