Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Tervol të Gramshit ku një 80-vjeçar vrau me sëpatë bashkëshorten dhe vëllain.

 

Sipas Klan News, burime nga Qendra Shëndetësore e fshatit bëjnë me dije se 80-vjeçari, Xhevit Sinani ishte nën efektin e ilaçeve dhe kurohej për probleme të shëndetit mendor.

 

Sinani qëlloi për vdekje me sëpatë bashkëshorten e tij dhe më pas ka udhëtuar me një sëpatë të dytë dhe ka vrarë dhe vëllanë e tij në oborrin e shtëpisë.

 

Pas ngjarjes 80-vjeçari ka njoftuar të afërmit të cilët më pas kanë njoftuar Policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka shoqëruar në Komisariat.

 

“80-vjeçari ishte nën efektin e ilaçeve pasi mjekohej nga sëmundje të shëndetit mendor, të paktën kështu sipas burimeve të Qendrës Shëndetësore në atë fshat dhe të infermieres që kujdesej për banorët e këtij fshati. Ajo informoi se Xheviti prej vitesh trajtohej me ilaçe të shëndetit mendor, por që nuk kishte paraqitur probleme dhe ata që kujdeseshin rregullisht ishin familjarët. Ndoshta ditën e djeshme, për shkak të tronditjes psikologjike, ai qëlloi për vdekje me sëpatë bashkëshorten e tij dhe më pas ka udhëtuar me një sëpatë të dytë dhe ka vrarë dhe vëllanë e tij në oborrin e shtëpisë.

 

Pas ngjarjes, ai ka njoftuar të afërmit të cilët më pas kanë njoftuar Policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe më pas e ka shoqëruar në Komisariat. Nga intervistimet që iu bëmë banorëve dhe të afërmve, na treguan se nuk kishte asnjë problem mes tij dhe bashkëshortes, nuk kishte asnjë problem mes tij dhe vëllait të tij, kështu që mbetet për t’u zbardhur në deklarimet në Polici.

 

E reja më e fundit është që ai trajtohej me ilaçe të shëndetit mendor. Kjo çështje mbetet për t’u verifikuar sepse ngjarja ndodhi gjatë pasdites së djeshme dhe u trajtua gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar. Fakti më i fundit është deklarata që ka dhënë infermierja që ai trajtohej me ilaçe të shëndetit mendor”-tha gazetari i Klan News, Fatos Salliu.