“Kam besim se në një moment këtë vit do të jemi në gjendje të themi se Covid ka mbaruar si një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar dhe si një pandemi”.

 

 

Për këtë fakt është i bindur drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

 

 

Ai tha se numri i vdekjeve të raportuara në baza javore është tani më i ulët se kur u përdor për herë të parë fjala “pandemi” tre vjet më parë.

 

Mes të tjerash ai tha se përmirësimi është i rëndësishëm për të marrë masa për të tilla situata.