Kampionati kombëtar i basketbollit për femra është në fazën finale të play-off. Në Vlorë, Flamurtari fitoi 63-60 kundër Tiranës në finalen e tretë, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 1-2.

Kështu Tirana nuk mundi të sigurojë dot titullin në Vlorë, duke pasur shansin e radhës në kryeqytet të premten në orën 18:00 në "Feti Borova".

Në ndeshjen e djeshme, vendaset e Elona Hasanajt fituan 63-60 dhe mbajnë gjallë shpresat për të barazuar serinë e finaleve. Çereku i parë u mbyll 18-18, ndërsa ai i dytë 17-19, me Tiranën që mbylli pjesën e parë me dy pikë epërsi.

Vlonjatet fituan në periodën e tretë 17-15 dhe në të fundit 11-8 për rezultatin final 63-60. Kështu, Flamurtari shkurtoi në 1-2 serinë e finaleve dhe i hoqi titullin kampion Tiranës në ndeshjen e tretë. Të dyja skuadrat do përballen të premte, me Tiranën që ka shanse të ngrejë trofeun pa e çuar përballjen në ndeshjen e pesët dhe finale./Shqiptarja