Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev në bisedën e tyre telefonike diskutuan për situatën në Kaukazin e Jugut.
Sipas një deklarate nga Kremlini, Putin dhe Aliyev zhvilluan një bisedë telefonike ku u diskutua për marrëdhëniet mes Rusisë dhe Azerbajxhanit dhe u theksua se marrëveshjet e arritura gjatë vizitës së fundit të Putinit në Azerbajxhan do të thellojnë më tej marrëdhëniet në nivel aleati dhe partneriteti.
Gjithashtu Putin dhe Aliyev diskutuan edhe për situatën në Kaukazin e Jugut, si dhe çështjet lidhur me marrëveshjen e paqes ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, përcaktimin e kufijve dhe heqjen e pengesave në lidhjet e transportit.
Në këtë aspekt pala ruse u shpreh se është e gatshme të sigurojë mbështetje për zhvillimin e zgjidhjeve të përshtatshme për Bakunë dhe Jerevanin.
Putin dhe Aliyev, ndër të tjera, ranë dakord për vazhdimin e kontakteve./aa