Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Holandës (NSCS) njoftoi se ka pasur ndërprerje në shërbimet në mbarë vendin për shkak të defekteve në sistemet kompjuterike të disa zyrave qeveritare dhe se fluturimet nuk mund të kryhen nga Aeroporti i Eindhoven-it.

NSCS në njoftimin e bërë nga X theksoi se është vërejtur se ka pasur një mosfunksionim në qendrën e të dhënave dhe kjo situatë ka prekur shumë institucione.

"Aktualisht ka probleme me rrjetet e teknologjisë së informacionit në Ministrinë e Mbrojtjes. Arsyeja nuk dihet ende. Punonjësit po përjetojnë probleme me qasjen dhe në disa raste telefonatat nuk mund të realizohen, duke ndikuar në shërbimet", thuhet në llogarinë X të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

- Ndërpriten fluturimet

Në deklaratën e bërë nga llogaria X e Aeroportit e Eindhoven-it bëhet e ditur se trafiku ajror nuk mund të sigurohet në aeroport për shkak të problemeve kompjuterike në Ministrinë e Mbrojtjes.

"Trafiku ajror aktualisht nuk është i mundur në Aeroportin Eindhoven-it", thuhet më tej në deklaratë, duke shtuar se, meqenëse aeroporti përdoret edhe për qëllime ushtarake, sistemi kompjuterik është i lidhur me sistemet në Ministrinë e Mbrojtjes.

Për shkak të ndërprerjes në Aeroportin e Eindhoven-it, Kryqi i Kuq Holandez njoftoi se një ekip reagimi emergjent ishte caktuar për t'u interesuar për nevojat e pasagjerëve të bllokuar.

Nga ana tjetër, u vu re se kishte probleme në qasjen në faqen e DigiD, ku ofrohen shërbimet digjitale të qeverisë, për shkak të mosmarrjes së fjalëkalimit në SMS./aa