Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) tha se anija greke e quajtur "MV Sounion", e cila u vu në shënjestër nga Huthit të mbështetur nga Irani në Jemen në Detin e Kuq, duket se "rrjedh naftë".
Zëdhënësi i Pentagonit gjeneralmajor Pat Ryder bëri një deklaratë me shkrim lidhur me anijen e shënjestruar nga Huthit.
Ryder deklaroi se anija ishte në zjarr në Detin e Kuq dhe dukej se po "rrjedh naftë".
"Kjo situatë paraqet një 'katastrofë mjedisore' të mundshme. Veprimet e Huthive destabilizojnë tregtinë globale dhe rajonale dhe vënë në rrezik jetën e marinarëve", tha ai.
Huthit njoftuan më 21 gusht se kishin shënjestruar një anije greke të quajtur "MV Sounion" me arsyetimin se ajo "shkel ndalimin e hyrjes në portet izraelite".
Ambasadorja britanike në kryeqytetin e Jemenit, Sana, Abda Sharif njoftoi se ekuipazhi i anijes u shpëtua dhe anija e dëmtuar rëndë u bllokua në Detin e Kuq.
Sharif tha se anija mbante 150 mijë tonë nafte./aa