Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar ditën e djeshme në një ndërtesë në Paris, duke plagosur më shumë se 30 njerëz dhe duke shkaktuar dëme të mëdha, thanë autoritetet.

 

Sipas mediave të huaja, nga zjarri që përfshiu ndërtesën u plagosën 37 persona, tha ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin.

 

Rreth 270 zjarrfikës u vendosën në vendngjarje pranë Rue Saint Jacques në lagjen e pestë të qytetit dhe kanë vënë nën kontroll zjarrin.

 

Sipas informacione zyrtare, katër persona mbeten në gjendje kritike dhe zyrtarët thonë se punonjësit e shpëtimit po kërkojnë të paktën dy persona që mendohet se janë të zhdukur në rrënoja.

 

Policia thotë se ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit.

 

Rreth 20 familje që jetonin në ndërtesat e prekura nga zjarri do të ristrehohen, thanë zyrtarët për gazetën franceze Le Parisien.

 

Laure Beccuau, një prokurore publike e Parisit tha se një hetim ligjor për shpërthimin ishte duke u zhvilluar.

 

Ambasada amerikane në Francë lëshoi një alarm sigurie duke këshilluar qytetarët amerikanë që të shmangin zonën.