Një 80-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje, është vënë në pranga nga policia, pasi ka kanosur me jetë për motive pronësie një shtetas dhe mbante armë zjarri, municion luftarak e granta në banesë.

 

Policia bën me dije se është parandaluar përshkallëzimi i  mëtejshëm i konfliktit dhe është vënë në pranga shtetasin I.L., 80 vjeç, banues në Burrel ( i dënuar më parë për vrasje).

 

Oficerët e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishek dhe dy granata që 80-vjeçari i mbante pa leje dhe kërcënonte me jetë shtetasin K.K.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.