Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mori pjesë në sesionin kushtuar diplomacisë dhe turizmit në Konferencën e Ambasadorëve “Diplo 2024”.

Në panelin e moderuar nga gazetarja Rudina Xhunga merrnin pjesë CEO i “Messe Berlin” Mario Tobias, kryebashkaku i Vlorës, Ermal Dredha, investitori Gëzim Olaj, si dhe promovuesi i turizmit Elton Caushi.

Kumbaro theksoi se në këtë panel u ndanë ide, eksperienca dhe këndvështrime.

“E lumtur të ndanim ide, eksperienca dhe këndveshtrime në panelin e moderuar nga gazetarja Rudina Xhunga, një prej zëdhënëseve më këmbëngulëse të potencialeve turistike në çdo cep të vendit, me falenderimin për CEO-n e “Messe Berlin” Mario Tobias që pranoi ftesën për të qenë pjesë e këtij diskutimi dhe me kënaqësinë të ndaja këtë pjesëmarrje me Gëzim Olajn, i cili ka ndërtuar një model ekselence turizmi në zemër të Bogës, Elton Caushin që bën një punë të shkëlqyer me grupet turistike dhe promovimin në mediat ndërkombëtare  si dhe Ermalin, kryetarin e Bashkisë Vlorë, me të cilin bashkëndajmë sfidat për menaxhimin gjithmonë e më të frytdhënës të sezoneve turistike”, shkroi Kumbaro në një postim në rrjetet sociale./ata