Ndërkohë në Vlorë risia për këtë vit ishte prania e francezëve. Anisa Ceno, sipërmarrës në këtë qytet, thotë se ka patur një tkurrje të numrit të italianëve të cilët janë shumë të ndjeshëm ndaj çmimeve, por surpriza ishte prezenca e vizitorëve nga Franca.

Një vit më parë ne patën një dyndje të vizitorëve nga Italia. Por këtë vit prezenca e tyre ishte me tkurrur. Italianët janë kryesisht “low cost”, të cilët janë shumë të ndjeshëm ndaj çmimeve dhe nuk shpenzojnë. Ata janë të prirur për të qëndruar në apartamente dhe jo në hotele. Por surprizë konsiderojmë këtë sezon praninë francezëve, një kontingjent elitarë turizmi i cili kërkon dhe shërbim me cilësi“, – tha Ceno në “E-ZONE” Vizion Plus.

Ceno vijon më tej kur thotë se Vlora pati fluks turistik, por rishpërndarja e turistëve në apartamente ishte një nga shkaqet pse kjo prezencë krijoi pritshmëri për tkurrjet.

Të dhënat flasin se nga 600 apartamente/shtëpi të listuara nga Vlora në platformat online, këtë vit pati një dyfishim në 1.200 të tilla. Kjo ofertë e shtuar akomoduese bëri që të ketë një rishpërndarje të turistëve, mes hoteleve dhe apartamenteve, – sqaroi Ceno.

Sipas bizneseve të fushës, rritja e ofertës akomoduese ka sjellë edhe një rishpërndarje të turisteve në vend, çka krijon perceptimin se flukset turistike janë më të reduktuara. /Vizionplus.tv/