h në shëndetësi gjatë këtyre 10 viteve.

Kështu u shpreh sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale ku ndau një video me pamje nga qendra më e madhe spitalore në vend.

“Me kushte bashkëkohore dhe pajisje të teknologjisë më të fundit, investimet në këtë qendër universitare spitalore janë dëshmia më e mirë e transformimit dita-ditës të sistemit tonë shëndetësor. Falë këtyre investimeve, garantojmë kushte më të mira pune për mjekët dhe shërbime më cilësore për të gjithë pacientët”, tha Koçiu.

Në QSUT janë kryer një sërë investimesh si spitali i ri qendror i Sëmundjeve të Brendshme, të ndërtuar nga themelet ka 345 shtretër, me një staf prej 612 mjekësh, infermierësh, teknikësh, koordinatorësh, me pajisje të reja për 14 shërbime klinike, si dhe shërbim urgjence polivalente, imazheri dhe mjekësi nukleare së bashku me gjithë mjekësinë moderne të rehabilitimit fizik.

Po ashtu Spitali i ri Pediatrik, me një urgjencë të re pediatrike, me reanimacion pediatrik, me struktura sipas moshave, me bllok operator, me 3 salla, mjedise cilësore, para dhe post operatore, ka ofruar 131 mijë shërbime për pacientët e vegjël.

Në QSUT u rikonstruktua gjithashtu spitali i ri Infektiv me kapacitet 118 shtretër, dyfish kapacitete të reanimacionit dhe shërbimit të urgjencës, ndërsa spitali e ri i Pediatrisë së Përgjithshme me 120 shtretër është drejt përfundimit dhe do të garantojë shërbimet cilësore për të gjithë ata komponentë që mbulon.

Nërkohë po përfundon ndërtimi i spitalit ditor me 60 shtretër, me një strukturë të re për hemodializën, toksikologjinë, hematologjinë dhe sëmundje të tjera që trajtohen ambulatorisht. Do të përfundojë ndërtimi i spitalit të Angilogjisë-Kardiologjisë me kapacitet prej 80 shtretër, 3 salla operatore, ku pritet të kryhen 2 mijë ndërhyrje në vit.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë është institucioni shëndetësor më i madh në Shqipëri dhe si institucion shëndetësor akademik është i vetmi i këtij lloji.

Aktualisht QSU “Nënë Tereza” ofron shërbim shëndetësor ambulator për rreth 300 000 persona/vit, shërbim spitalor për mbi 80 000 raste/vit dhe shërbim urgjencash me mbi 260 000 persona/vit./ata