Në jug të vendit vijon punën taskforca për për të monitoruar dhe certifikuar vendosjen e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotur.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga monitorimi i taskforcës, ndërsa theksoi se ky proces rrit e përmirëson cilësinë e turizmit në Shqipëri.

“Në Dhërmi, Borsh, Ksamil, Llaman, Karpen, Golem, Spille, Hamallaj, Pogradec, Lezhë, vijon punën taskforca për të monitoruar dhe certifikuar vendosjen e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotur nga subjektet që operojnë pranë ujërave larës. Një proces që rrit e përmirëson cilësinë e turizmit në Shqipëri”, tha Rama.

Taskforca e dedikuar për kontrollin e trajtimit të ujërave të ndotura në sektorin e turizmit bregdetar ka në fokus të punës së saj kontrollin e të gjitha subjekteve që operojnë në bregdet dhe në zonat liqenore, për trajtimin e ujërave të ndotur sipas legjislacionit në fuqi dhe rregullores teknike të hartuar nga AKUK, përpara derdhjes së tyre në ujërat larës, det apo liqen./ata