Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një burrë me origjinë shqiptare është rrëzuar nga skela me një lartësi prej 7 metrash teksa ishte duke punuar. 
Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 10:30, në Pomezia, në periferi të Romës.

Ende nuk ndihet identiteti i tij, ndërsa mësohet se si pasojë plagëve të marra ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Shqiptari u transportua me helikopter drejt spitalit San Camillo në Romë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave./Tema