Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Shkallë Xibër”, në Dibër.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë. Për pasojë janë plagosur dy persona.

Aksidenti fillimisht është pikasur nga drejtuesit e mjeteve të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, të cilët kanë shkuar në vendngjarje ku kanë bërë të mundur transportimin e dy të plagosurve në drejtim të spitalit./Shqiptarja