Angelina Jolie do të luajë rolin e sopranos së famshme, Maria Callas, në filmin “Maria", i cili pritet të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit në Venecia më 29 gusht

Ky film, i bazuar në ngjarje të vërteta, do të sjellë historinë e trazuar, të bukur dhe tragjike të jetës së këngëtares më të madhe të operës në botë, e cila do të rijetohet dhe rimendohet gjatë ditëve të saj të fundit në Parisin e viteve 1970.

Maria Callas, e njohur për zërin e saj të jashtëzakonshëm, kaloi një periudhë të vështirë kur humbi aftësinë e saj për të kënduar dhe u përpoq ta rifitonte atë. Filmi tregon përpjekjet e saj për të gjetur zërin dhe identitetin e saj dhe për të kënduar për veten, pas një jete të kushtuar audiencës anembanë botës.

Regjisor i filmit është Pablo Larraín, i njohur për stilin e tij të veçantë kinematografik./Tema