Një automjet i shërbimit zjarrfikës është aksidentuar pasditen e sotme në Shkodër, nga e cila mbetën të lënduar lehtë dy punonjësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 në fshatin Vukatanë të Shkodrës.

Të dëmtuar lehtë kanë mbetur punonjësit e shërbimit zjarrfikës, K.M., dhe R.K.

Mjeti drejtohej nga K.M., i cili humbi kontrollit dhe bëri që automjeti të dilte nga rruga.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në fshatin “Vukatanë”, shtetasi K. M., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin zjarrfikës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e  automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën  shtetasit K. M. dhe R. K., ( punonjës të shërbimit zjarrëfikës).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga./GazetaShqiptare