Aeroporti “Nënë Tereza” dhe Porti i Durrësit nuk “flenë” që nga qershori, pasi vizitorë nga e gjithë bota kanë mbushur këtë vit më shumë se kurrë sportelet e tyre.

Për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës janë kryer mbrëmjen e djeshme 240 ulje e ngritje avionësh nga destinacionet më të ndryshme ndërkombëtare.

Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

“Pamje spektakolare nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës natën e mbrëmshme. 240 fluturime ulje-ngritje nga destinacionet më të ndryshme ndërkombëtare”, shkruan Balluku./ata