Mbi 4.5 milionë qytetarë dhe afro 1.4 milionë mjete kanë kaluar kufirin nga muaji qershor deri në fund të gushtit.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga disa prej pikave të kalimit kufitar në vend, teksa theksoi se autoritetet doganore ofruan shërbim cilësor për secilin qytetar.

“Shërbimi doganor shqiptar ka qenë në dispozicion 24/7, këtë sezon veror në shërbim të mijëra turistëve, që kanë zgjedhur vendin tonë për të pushuar, duke ofruar një imazh tërësisht të ri dhe të modernizuar për menaxhimin e këtij fluksi, si dhe duke u përballur me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm për çdo situatë”, deklaroi kryeministri./ata