India është partneri i 7-të më i madh tregtar i Shqipërisë.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme solli sot në vëmendje disa statistika mbi bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis Shqipërisë dhe Indisë për vitin 2023.

Sipas MEPJ-së, shkëmbimet tregtare mes dy vendeve për vitin 2023 arritën në vlerën 335 milionë euro.

Aktualisht 90 kompani me pronësi indiane operojnë në Shqipëri.

MEPJ bëri të ditur po ashtu se gjatë vitit 2023 e vizituan Shqipërinë 35.7% më shumë turistë indianë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet për vizitë në Indi ku u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar me të cilin shprehu gatishmërinë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik./ata