Gjimnazi “Ramiz Aranitasi” në Çorovodë është gati për të pritur me kushte moderne 280 nxënës dhe mësues për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau sot pamje nga ambientet e reja të këtij gjimnazi, të rindërtuara me kushte bashkëkohore.

Manastirliu bëri të ditur se ky është një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë së Çorovodës.

Ndërkohë 5 vite më parë, me financim të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), është rikonstruktuar edhe konvikti i shkollës së mesme “Ramiz Aranitasi”, me kapacitet prej 200 fëmijësh, duke garantuar kushte bashkëkohore./ata