Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit.

 

 

 

Burime bëjnë me dije se një kamion është përplasur me një automjet, por për fat të mirë pa të lënduar.

 

Sakaq trafiku në këtë segment është tejet i rënduar, për shkak të fluksit të qytetarëve që kthehen nga Elbasani pas Ditës së Verës.