Pas më shumë se 4 muajsh janë konfirmuar dhe shkaqet që çuan në rrëzimin helikopterit në kufirin iranian, ku humbi jetën presidenti Ebrahim Raisi, ministri i Jashtëm dhe disa anëtarë të ekuipazhit.

Hetimi zyrtar nga Irani përcaktoi se rrëzimi i helikopterit që vrau presidentin Ebrahim Raisi erdhi si pasojë e motit të keq.

Kjo u raportua nga televizioni shtetëror iranian, teksa në raport citohet shfaqja e papritur e një mjegulle të dendur që u ngrit lart ndërsa helikopteri u përplas me malin.

Autoritetet nënvizuan mosekzistencën e shenjave të sabotimit mbi mbetjet e mjetit fluturues.

Presidenti iranian dhe ministri i Jashtëm, së bashku me disa zyrtarë të tjerë, ishin në bordin e helikopterit duke u kthyer nga një ceremoni për hapjen e një dige në kufirin e Iranit me Azerbajxhanin kur ai u rrëzua në rajonin Varzaqan./Tema