Trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo në konferencën për shtyp ka folur për lënien jashtë të portierit Etrit Berisha dhe Ernest Muçit.

Gjithashtu, Silvinjo foli dhe për një afrim të mundshëm të Bajram Grudës tek Shqipëria.

Kur flasim për listën e madhe mua më duhet të zgjedh, Muçi është i rëndësishëm, e kemi pasur edhe në Europian. Kemi punuar me stafin dhe zgjedhjen e Asanit, kemi opsionin tjetër kemi Muçollin që është i dëmtuar dhe nuk mund të zgjedh më shume se 24 lojtarë, Muçi është i rëndësishëm dhe do të jetë në vazhdim me ne.

Lënia jashtë e Berishës, mos do të thotë se aventura e tij me Kombëtaren ka mbaruar? Jo absolutisht. Berisha për momentin është pa një skuadër dhe nuk është në formën e tij më të mirë për të luajtur. Kjo është arsyeja e lënies jashtë të tij.

Keni menduar të kontaktoni edhe Brajan Grudën? Një pjesë e rëndësishme në Kombëtare është të mbledhim talente. Nuk është një punë sekrete. Gruda ka dy nacionalitet dhe ai mund të pëfaqësojë kë të dojë. Nuk mund të them ekzaktësisht se çfarë po bëjmë, por po bëjmë një punë të madhe. Shpresoj që t’ia vlejë në fund.

Nations League një mundësi për të freskuar skuadrën? Nations League është një kompeticion i rëndësishën dhe do të na japë një dorë për Botëërorin. Çekia, Ukraina dhe Gjeorgjia janë të forta dhe kjo do të tregojë se çfarë jemi të aftë të bëjmë. Zeka dhe Spahiu janë ftuar për herë të parë, pasi Sherri, Simone dhe Hadroj kanë qenëe edhe më parë pjesë e Kombëtares. Nuk do të bëjmë eksperiemente. Ne futemi në fushë me shpirt dhe me zemër”, ka theksuar fillimisht Sylvinho./Tema