Një 37-vjeçar shqiptar është dënuar me dy vite burg në Itali, pasi u shpall fajtor se ka dhunuar dhe ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij 32-vjeçare.
Bëhet fjalë për Besnik Rreshka, i cili jeton në Vicena.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur përgjatë harkut kohor janar-maj të vitit të kaluar.
“Do të të vras, do të vij të të marr në Shqipëri dhe do të të bëj të paguash. Nëse flet në polici të betohem se do të vras”, ka dëshmuar 32-vjeçarje në seancën gjyqësore për bashkëshortin e saj. Ajo tha se ai e dhunonte pa arsye, ose për xhelozi të pakuptimtë.